SHËNDET

Ky zakon i përditshëm përmirëson funksionimin e trurit

12:00 - 06.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse jeni duke kërkuar një motivim të fortë për të shkuar në palestër rregullisht, hulumtimet e reja tregojnë se stërvitja, përveç përmirësimit të shëndetit të zemrës, rrit kujtesën dhe përmirëson aftësinë njohëse. Gjetjet u zbuluan pasi studiuesit analizuan gjendjen fizike të 1.200 të rriturve të moshës 30 vjeçare.




Studiuesit zbuluan se ata prej tyre ishin në gjendje të mirë fizike, kishin performancë më të mirë në testet njohëse. Kreu i hulumtimit dhe neuroshkencëtari në Universitetin e Münster Dr. Jonathan Ripple thekson se ka disa teori se si gjendja fizike ndikon në funksionin mendor.

Ushtrimi zvogëlon nivelet e inflamacionit, rrit qarkullimin e gjakut në tru dhe forcon lidhjet e neuroneve, gjë që përmirëson shëndetin e përgjithshëm të qelizave të trurit”, theksoi ai. Studiuesi David Knopman thotë se një mënyrë jetese e shëndetshme parandalon formimin e mpiksjes së gjakut dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.