Kosova

Hoti publikon hartën e COVID-19 në Kosovë: Nga sot në fuqi masat e reja, mos e shtoni numrin e të infektuarve nga pakujdesia

22:20 - 13.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar hartën me përhapjen e infektimit të COVID-19 në gjithë vendin.




Ajo çka bie në sy se disa prej komunave janë tashmë zona të kuqe si Prishtina, Fushë-Kosova, Podujeva, Gjilani, Ferizaj, Gjakova dhe Peja.

Hoti thekson se nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja për secilën komunë teksa i bën thirrje qytetarëve të mos shtojnë nga pakujdesia numrin e të infektuarve.

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI

Të nderuar qytetarë,
Nga sonte janë në fuqi masat e reja për secilën komunë bazuar në numrit e të infektuarve në shtatë ditët e fundit. Pa ndihmën e juaj nuk mund të arrijmë sukses. Mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Mos e shtoni numrin e të infektuarve nga pakujdesia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.