TENDER I HAPUR KOMBËTAR
Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Blerje e programit dhe 3 licencave të tij, për regjistrimin e inventarit dixhital të koleksionit të Muzeut të Bankës së Shqipërisë”.
‘Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 870,300 Lekë”.
Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla A, Tiranë, Tel. 042419411(ext. 214), çdo ditë nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 Lekë, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë sipas detajeve të mëposhtme:
Përfituesi: Banka e Shqipërisë
BIC: STANALTR
IBAN: AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC
Përshkrimi: Blerje dokumente tenderi për tenderin me objekt: “Blerje e programit dhe 3 licencave të tij, për regjistrimin e inventarit dixhital të koleksionit të Muzeut të Bankës së Shqipërisë”
Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 09 Dhjetor 2020, ora 13:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.