Kosova

Tragjedi në Kosovë, babai dhe i biri humbin jetën brenda dy ditëve nga koronavirusi

20:15 - 16.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari në detyrë i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka bërë të ditur se babë e birë nga Llapi kanë ndërruar jetë brenda dy ditësh si pasojë e infektimit me COVID-19.




Rudari ka ngushëlluar familjen Rrahimi, duke apeluar tek qytetarët që të kujdesen sa më shumë për shmangien e daljeve të panevojshme si dhe mbajtjen e higjienës.

Ndryshe vendi po vazhdon të përballet me situatë të rënduar si pasojë e COVID-19. Gjatë javëve të fundit pati rritje të numrit të të infektuarve me këtë virus, ku shifrat e përgjithshme kanë arritur në 29 mijë e 805 raste.

Postimi i plotë:

Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të dy anëtarëve të familjes Rrahimi nga Podujeva.

Babë e bir, Isufi dhe Valoni, brenda dy ditësh, humbën betejën me Covid -19, nga ky virus i cili është shëndrruar në armik vdekjeprurës.

Jam me familjen Rrahimi në këto momente të dhimbjes së madhe për humbjen e më të dashurve të tyre.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve.

Shfrytëzoj nga rasti dhe u bëj apel të gjithë qytetarëve të Podujevës, t’i përfillin masat mbrojtëse, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga rreziku që paraqet ky virus.

Ju lutem shumë mbani maskën, kujdesuni për higjenën dhe shmangni në maksimum daljet e panevojshme!.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.