Kosova

Infektohet me COVID-19 Vjosa Osmani: Virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, mos injoroni rrezikun

15:37 - 17.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës njëherësh ushtruesja e detyrës së kreut të Shtetit, Vjosa Osmani është infektuar me koronavirus. Lajmin e konfirmon vetë Osmani me anë të një postimi në rrjetet sociale.




Osmani shkruan se virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më pare. “Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar”, -shton ajo.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.

Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike.

Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar. Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.