Kosova

Kosova përfiton 33 milionë dollarë ndihmë nga SHBA-të

19:30 - 18.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhurojnë Kosovës 33 milionë dollarë amerikanë, ndihmë kjo që lidhet me Objektivat Zhvillimore të USAID-it për pesë vitet e ardhshme.




Marrëveshja është nënshkruar të mërkurën nga u.d. e Presidentes, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se përmes këtij projekti synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

“Investimi i vazhdueshëm i SHBA-ve përmes projekteve të ndryshme është konfirmim i përkushtimit të përhershëm të qeverisë dhe popullit amerikan kundrejt rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të përgjithshëm social e ekonomik të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani përmes një deklarate për shtyp.

SHBA-të janë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë politik./ REL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.