Kosova

Kosova vijon me shtim rastesh/ 720 të infektuar me COVID dhe 11 viktima

15:04 - 18.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 720 raste të reja me infeksionin Covid-19. Ndërkohë edhe 11  kosovarë raportohet se kanë humbur betejën me këtë virus brenda një ditë në të gjithë territorin e Kosovës.




Këto të dhëna u bënë të ditura sot nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në raporton 24 orësh.

E në vend raportohet të jenë shëruar edhe  469.

1.599 TESTIME, 469 TË SHËRUAR DHE 720 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.599 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 720 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.