Kosova

Mbrojtja kërkon që Thaçi e Veseli të lirohen me kusht

15:25 - 18.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pala mbrojtëse e ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Veseli, ka kërkuar sot lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte.




Kërkesa e tyre u paraqit në konferencën statutore që u zhvillua pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, e cila përfundoi para pak çastesh.

Mirëpo mbrojtja e Thaçit e Veselit mori përgjigjen nga gjykatësit se seanca për kërkesën që parashtruan mund të mbahen në muajin dhjetor.

“Nga mesi i dhjetorit mund të bëjmë një seancë të tillë, nuk mund të paragjykoj mbajtjen e seancës për liri me kusht…Nga mesi i dhjetorit është e arsyeshme dhe e përshtatshme, përveç aplikimit që do të bëhet për lirim të përkohshëm”, u tha në konferencën statutore, transmeton Gazeta Express.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.