Kryesore

Ledri Vula prek me fjalët për ish-ushtarin e UÇK-së: Është një frymë prej shumë frymëve që kanë luftu për lirinë e vendit

20:52 - 19.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi i njohur Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ një video emocionuese të ish-ushtarit të UÇK-së, Avni Kastrati teksa rrëfen përjetimet e tij për luftën.




Bashkanjitur videos e cila është projekt i “LIRIA KA EMËR”,Ledri ka shkruar se Kastrati është në mesin e shumë të tjerëve që kanë luftuar për çlirimin e vendit.

“Avniu 18 vjeç në vend se me dal me shku në fakultet, ose me dal me dosta, ose me dal deri në Prishtinë, ose me u gëzu për sukses të dostave, ai e ka kap pushkën që sot 18-vjeçarët me shku në fakultet në gjuhë të vet, me pi kafe me dosta pa frikë se i vjen dikush nga mbrapa, me shku kah të duan pa frikë se i ndal policia në postbllok.

E ka kap pushkën që dosti dostin mos me pa të vramë as të plagosun vetëm pse është shqiptar. Avniu është vetëm një frymë prej shumë frymëve që kanë luftu për lirinë e vendit të vet. Ka luftu për mu, për ty, për atë…ka luftu për neve…#LiriaKaEmer”, ka shkruar Ledri Vula.

https://www.instagram.com/tv/CHx0UT6BBLY/?utm_source=ig_web_copy_link


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.