Kryesore

Rama në krah të ministrit Di Maio: Mirënjohje Italisë për mbështetjen gjatë tërmetit dhe për të siguruar vaksinën anti-covid

13:24 - 20.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Italian, Luigi Di Maio shprehu mirënjohje për mbështetjen e Italisë, të cilat reaguan në mënyrë të rrufeshme u gjendën brenda shumë pak kohe në zonën e fatkeqësisë duke sjellë shpresë dhe duke shpëtuar jetë.




Më tej Rma falënderoj ministrin edhe për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është vënë në lëvizje.

“Nuk mundem që bashkë me falënderimin që të shpreh mirënjohjen për Italinë mike dhe qeverinë italiane dhe në mënyrë të veçantë për trupat fantastike të Mbrojtjes Civile, të cilat reaguan në mënyrë të rrufeshme u gjendën brenda shumë pak kohe në zonën e fatkeqësisë duke sjellë shpresë dhe duke shpëtuar jetë. Falënderime dhe mirënjohje për përfshirje të drejtpërdrejtë të mikut tonë Luggi Di Mare dhe kryeministrit për mbështetjen e jashtëzakonshme në Bruksel, ku Italia ishte jo vetëm me fjalë por dhe me vepra në krye të radhës, të vendeve mike.

Sot ndajmë së bashku dhe eksperiencën që po ndan e gjithë bota, eksperiencën e jashtëzakonshme të përballjes me armikun e padukshëm. Dëshiroj që ta falënderoj ministrin edhe për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është vënë në lëvizje. Siç e kam shpjeguar më parë, vendet po krijojnë dhe partneritete. Italia falë kësaj lidhje krejt të veçantë që ka me Shqipërinë, falë dhe ministrit të jashtëm e kryeministrit, është pranë nesh siç është dhe në BE. Në mënyrë që vendet e rajonit mos të mbeten pas. Në radhë të parë për garantimin e vaksinës për personelin mjekësor dhe më pas për mësuesit e forcat e policisë, dhe më pas për të gjithë popullin.”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.