BOTA

Sekretari për Shëndetësinë në Britaninë e Madhe: ”Lock-Down” pati sukses, virusi nën kontroll! Tani testim masiv në ‘zonat e nxehta’

19:35 - 30.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social në Britaninë e Madhe, Matt Hancock thotë se tashmë virusi është nën kontroll të paktën në ishull.




Hancock në një deklaratë për shtyp e cilëson Lock-Down-in e dytë që kaluan britanikët si një sukses teksa shton se tashmë virusi është sërish nën kontroll.

Po ashtu ai ka zbuluar planin e radhës të Britanisë së Madhe për të zhvilluar testim masiv, edhe të personave asimptomatikë në ‘zonat e nxehta’ apo të nivelit të tretë siç i quan qeveria britanike.

”Qeveria tani po zgjeron programin e saj të testimit të komunitetit, duke përfshirë testimin e njerëzve pa simptoma.”- tha Hancock.

Për Hancock testimi masiv ka rezultuar në uljen e rasteve me COVID-19 në Liverpool, teksa do të zgjerohet dhe në 3 zona të tjera për t’i ndihmuar ato të dalin nga kufizimet.

”Testimi masiv ka ulur me sukses normat e çështjeve në Liverpool dhe qeveria dëshiron ta shtrijë këtë më gjerësisht.”- deklaroi ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.