AKTUALITET

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, zbulohen detajet e para

09:20 - 01.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një plagosje është shënuar në Lezhë gjatë mëngjesit të sotëm. Raportohet se është plagosur me armë zjarri një shtetas në Balldre.




Sipas burimeve është plagosur Hilë Gjini, teksa mësohet se autori është një banor i zonës. Nuk dihet shkaku i ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor gjenden në vendngjarje.

Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Gj.Gj., banor i fshatit Balldre.

Sipas banorëve, Hila sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me një bashkëfshatar të tij, i cili e ka qëlluar me dy plumba.

Gjatë gjithë kohës, Hilë Gjini ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten, derisa ka mbërritur policia dhe autoambulanca. I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Balldre , Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.