AKTUALITET

“Më mori në telefon dhe më tha se …”! Abilekaj s’i mban dot lotët për Hysenbelliun teksa zbulon detajin prekës: Humbja e tij, e dhimbshme!

12:36 - 05.12.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarë, njerëz të medias, politikanë e më gjerë kanë shprehur sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, i cili nuk mundi dot të mposhtë virusin e pabesë Covid-19.




Mes lotësh, gazetari Enton Abilekaj, kujtoi në studion e “News24” vitet e punës me Hysenbelliun, duke thënë se nuk mbante kurrë anën e politikanëve apo të njerëzve të pushtetshëm, por vetëm të gazetarëve dhe njerëzve të thjeshtë.

Mes të tjerash, Abilekaj zbuloi edhe se e kishte ditëlindjen në një ditë me bashkëshorten e Hysenbelliut dhe prej vitesh ata i festonin ditëlindjet bashkë. Por, “Këtë vit më tha që do të jemi jashtë Tiranës dhe nuk e bëjmë dot bashkë”, tha Abilekaj, teksa nuk i mbajti dot lotët.

“Ka shumë fjalë për Kasemin, ne kemi jetuar me të. Ai ka qenë njeriu që interesohej për jetën tonë, ndaj sot ka shumë dhimbje për të, për të gjithë ata që kanë punuar me të. Kjo e bën edhe më të pabesueshëm faktin që ai humbi betejën përfundimtare. Kjo është një betejë që na shqetëson të gjithëve, na jep ankth dhe frikë dhe na bën të kuptojmë se po jetojmë në një botë shumë të çuditshme, në një luftë që nuk e di kurrë se më i forti më të humbasë dhe i dobëti fiton. Kjo është një humbje jashtëzakonisht e rëndë. Unë tani jam në një studio, që u ndërtua pikërisht kur ai ishte administrator i këtij televizioni, dhe edhe sot pas 7 vitesh duket një studio moderne. Kjo flet sa vlerë ka Kasemi. Por edhe ky rezultat që është sot në “News24”, sigurisht që i dedikohet Kasemit, të paktën gjysma e tij është vepër e tij. Pastaj, edhe televizioni i tij “Fax News”, apo dhe “Panorama”.

Kasemi ishte si pjesë e stafit, si anëtar i thjeshtë fare, pa dhënë urdhra. Kur ishe i sëmurë, e shihje atë të bënte çdo punë. Kasemin e kam njohur më 2012, kur erdha në “News24”, dhe patëm një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë, u kuptuam mirë që ditët e para. Kasemi ishte një njeri që pavarësisht marrëdhënieve që kishte me politikën, biznesin, njerëzit e pushtetshëm, mbante gjithmonë krahun e njerëzve të pambrojtur dhe unë e gjeta veten menjëherë me të. Një nga rastet e bujshme ishte më 2015, kur ishte intervista me Zaganin, një intervistë bombastike, që nën presionin politik nuk do të ishte transmetuar kurrë, por bashkë me Kasemin vendosëm ta publikonim atë. E gjitha u vendos mes katër vetave, që të mos merrej vesh, se ndryshe do të niste presioni. Ditën që do të publikohej intervista Kasemi iku jashtë vendit, mbylli dhe telefonin, dhe më tha edhe mua ta mbyll telefonin, se do më merrnin për ta bllokuar intervistën.

Intervista në fakt doli në “News24”. Kasemi merrte përgjegjësinë, vuante pasojat, për një rezultat të shkëlqyer. Ai sakrifikonte, ndihmonte, bënte gjithçka për punonjësit. I dinte problemet e tyre familjare. Ishte pjesë e karakterit të tij dhe kjo e bënte njeri shumë të mirë dhe dhimbjen tonë sot për të e bën shumë të madhe. Edhe pasi kisha ikur dhe nuk punonim më bashkë, kishim shumë diskutime, më merrte, më pyeste nëse kisha probleme. Është një detaj personal, që s’e kam thënë asnjëherë, unë dhe bashkëshortja e Kasemit kemi ditëlindjen në një ditë dhe prej disa vitesh, që kur punuam bashkë, i bënim ditëlindjet bashkë. Këtë vit më tha që do të jemi jashtë Tiranës dhe nuk e bënim dot bashkë. Kjo e bën humbjen e tij të dhimbshme, shumë të dhimbshme”, tha Abilekaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.