Kryesore

Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut, ish-Presidenti Topi mesazh ngushëllimi: Do na mungosh për misionin tënd publik  

11:56 - 05.12.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Presidenti, Bamir Topi ka shprehur ngushëllimet për familjen e themeluesit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.




Ish-Presidenti Topi me anë të një mesazhi e ka quajtur si lajm të trisht ndarjen e parakohshme të Kasem Hysenbelliut, par të cilin thekson se ka njohje të kahershme.

“Mëngjesi i sotëm erdhi i trashtë, me një hidhërim te ri shkaktuar nga ndarja prej nesh e nje miku te kahershëm, gjithmonë i mire, i sjellshëm dhe me karakter cilësi qe imponojnë respektin ne çdo kohe.

Vërtete do te na mungosh i dashur dhe i respektuar Kasem per përshëndetjet e ngrohta dhe per misionin tënd publik qe e kishe pjese organike te vetëdijes tende për të qene i ndershëm , i vertete, i guximshëm dhe plot etike.

Ngushëllimet me te sinqerta familjes. U prefsh ne paqe miku im Kasem Hysenbelliu. Me nderim Bamir Topi”, shkruan ish-presidenti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.