Kryesore

Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut, Kryetari i Shoqatës “Vatra” mesazh nga SHBA: Humbje e tmerrshme, ishte luftëtar i fjalës!

18:28 - 05.12.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Shoqatës “Vatra”, Elmi Berisha, shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.




Berisha e cilësonte z.Hysenbelliu si një një njeri me zemër të madhe, largpamës dhe luftëtar të fjalës së lirë.

Po ashtu ai me këtë rast shpreh mbështetjen për mikun e tij z.Irfan Hysenbelliu, familjarëve, të afërmve e të njohurve për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Mesazhi i Elmi Berishës:

Kasem Hysenbelliu u largua prej nesh përgjithmonë. Një humbje e tmerrshme për familjen, një lajm shumë i trishtë për miqtë, një largim i parakohshëm për botën mediatike dhe një ngjarje e pabesueshëm për kolegët, bashkëpunëtorët e mediat ku drejtoi e punoi. Ikja e befasishme dhe e padrejtë e Presidentit të “Fax News” Kasem Hysenbelliu, në kulmin e veprimtarisë së tij, na ka pikëlluar pa masë të gjithëve. Nga Amerika e largët në emrin tim personal, në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe gjithë komunitetit shqiptar në New York, u shprehi ngushëllimet më të thella familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të Kasemit, nderimet më të larta për kontributin dhe veprimtarinë e tij të shkëlqyer në media dhe respektet më të veçanta për atë që ai i dha medias ku punoi e drejtoi për vite me radhë. Kasem Hysenbelliu themeloi dhe drejtoi me sukses të lartë në vitin 2017 televizionin informativ “Fax Neës” duke e kthyer në një media serioze dhe prestigjioze në peisazhin mediatik shqiptar. Më herët, Kasem Hysenbelliu drejtoi dhe administroi Televizionin ‘News24’, Gazetën ‘Panorama’ dhe “Panorama Sport”. Sukseset e këtyre mediave më të rëndësishme në tregun e mediave në Shqipëri mbajnë edhe kontributin e lartë të Kasem Hysenbelliut. Në këto momente të vështira e dhimbjeje të pa masë, u shprehim mbështetjen tonë miku im Irfan, ju, familjarëve tuaj, të afërmve, të njohurve tuaj dhe ndajmë dhimbjen e madhe me ju. Në këtë humbje të pazëvendësueshme jemi pranë jush me lutjet tona, me përshpirtshmërinë tonë. Kasem Hysenbelliun do ta kujtojmë gjithmonë si njeri me zemër të madhe, mbështetësin e madh të gazetarëve, si luftëtar i fjalës së lirë, si largpamës, si një administrator të shkëlqyer dhe mbi të gjitha një njeri shumë të veçantë.

Zoti ju forcoftë miku im Irfan Hysenbelliu për vëllain tuaj të dashur e shumë të çmuar.
Shpirti i Kasem Hysenbelliu pushoftë në paqen e amshuar.
I ndrittë shpirti në përjetësi.
I përjetshëm kujtimi dhe nderimi.
Me respekt
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.