


Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të televizionit ‘’Fax News’’ Kasem Hysenbelliu prej COVID-19 pas disa ditësh kurim në Turqi.
Shehu thotë se z.Hysenbelliu ishte një mik i tij, vizionar e i patjetërsueshëm duke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm tek familja, kolegët dhe puna e tij.
STATUSI NGA TRITAN SHEHU
Nje nga lajmet me te trishta e tronditese na erdhi sot:
Kasemi, miku im, gazetari e publicisti kurajoz, vizionar e i pa tjetersueshem ne idete e bindjet e tij, u nda nga familja, koleget, puna e tij, miqte, nga te gjithe ne, duke krijuar nje boshllek te pa zevendesueshem.
Ngushellimet me te sinqerta te gjitheve!
Shfaq Komentet (0)