Kryesore

“Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi”, Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu

10:38 - 05.12.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta shpreh trishtimin e tij për ndarjen parakohe nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu i cili u shua mëngjesin e sotëm pasi nuk mundi të fitojë dot betejën me koronavirusin.




Meta thotë se në këto momente të vështira i gjendet pranë familjarëve, ndërsa shpreh solidaritet edhe për gazetarët e “Fax News” dhe Faxweb.al, të cilët i inkurajoi të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu.

STATUSI I PLOTË

Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të “Fax News”, kësaj media të lirë, të pavarur e dinjitoze.

Në këto momente të vështira jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Solidaritet me të gjithë gazetarët e “Fax News” dhe Faxweb.al, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu, për të ndërtuar një media të lirë, zëri i çdo qytetari në nevojë dhe çdo kauze sociale, zëdhënëse e pakompromis e opinionit publik.
I paharruar kujtimi i Kasem Hysenbelliut!
U prehsh në paqen e merituar!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.