EKONOMI

Dëmet për t’u paguar nga Fondi i Kompensimit për sigurimin e automjeteve në vlerat më të ulëta

18:21 - 09.12.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga problematikat e mbartura prej vitesh me Fondin e Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, ku klasifikohen aksidentet pa autor, ose ato të mjeteve që nuk janë të pajisura me një siguracion TPL, duket se po merr rrugëzgjidhje përfundimtare.




Këtë e dëshmojnë edhe shifrat më të fundit të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, institucioni që mbikëqyr ndër të tjera tregun e sigurimeve.

Sipas të dhënave, për periudhën janar-tetor 2020 ka një ulje me 37% të dëmeve të mbetura pezull përsa i përket Fondit të Kompensimit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga 1.3 miliadë lekë që ishte kjo shifër në të dhënat e publikuara një vit më parë, ajo ka zbritur në rreth 812 milionë.

Ky tregues është në nivelet e tij më të ulëta historike, duke marrë parasysh se dëmet e Fondit të Kompensimit kanë qënë shpesh objekt sorrollatjesh për qytetarët sa në dyert e kompanive, Byrosë, por edhe gjykatave.

Gjithnjë sipas të dhënave të publikuara nga AMF, për 10 muajt e parë të vitit 2020, kompanitë e sigurimeve kanë paguar rreth 268 milionë lekë dëme përsa i përket Fondit të Kompensimit. Kjo rezulton të jetë 50% më pak se shuma e paguar për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por në këtë rast, rënia e pagesës është një tjetër dëshmi se ngërçi me Fondin e Kompensimit po shkon në drejtimin e duhur dhe AMF nuk po lejon më akumulimin e borxheve.

Funksionimi i Fondit të Kompensimit ka qenë problematik që nga viti 2003, ndërkohë që së fundmi është vënë re një përmirësim i ndjeshëm i pagesave dhe moslejimit të akumulimit të dëmeve pezull.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.