Kryesore

Donald Veshaj i revoltuar: Shqiptarët në këmbë për një vrasje në SHBA. Po për vrasjen e një 25-vjeçari shqiptar të pafajshëm?

10:46 - 09.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasja e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga një efektiv policie pak pas mesnate në zonën e Laprakës, në Tiranë ka nxitur reagime të shumta në rrjet. Mes tyre është dhe aktori i humorit dhe moderatori Donald Veshaj, i cili ka reaguar i revoltuar, përmes një postimi në rrjetet sociale.




Veshaj i referohet vrasjes së George Floyd në SHBA, teksa shprehet se shumë shqiptarë u ngritën në këmbë për afro-amerikanin, ndërsa shton: “po për vrasjen e një 25-vjeçari shqiptar të pafajshëm lives matter?”

“Black lives matter? Të gjithë shqiptarët në këmbë për një vrasje në Amerikë, postime pa fund. Po për vrasjen e një 25-vjeçari shqiptar të pafajshëm lives matter? Ncncnc turp! Këta jemi ne!”, shkruan aktori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.