Këndi i njoftimeve

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE / INXHINIER NDËRTIMI

16:19 - 14.12.20 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

DETYRAT KRYESORE:




  • Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj;
  • Kontrollon cilësinë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores dhe ligjeve në   fuqi;
  • Aprovon të gjitha materialet që implementohen në kantier;
  • Sigurohet për zbatimin e punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të kompanisë;
  • Merr në dorëzim punimet e zbatimit dhe kryen inspektime të rregullta në mënyrë periodike;
  • Përgatit listën e punimeve që kanë mangësi ose janë të papërfunduara, si pjesë e procesit të kolaudimit;
  • Zbaton me rigorozitet të kontratat e sipërmarrjes;
  • Zbaton me rigorozitet rregullat teknike dhe kodin e veshjes së punëtorëve;
  • Organizon dhe koordinon stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier;
  • Koordinon programin e punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
  • Evidenton nevojat për materiale, dhe i mirë administron ato (makineritë dhe fuqisë punëtore);
  • Përgatit raporte ditore, javore, mujore me problematikat dhe ecuritë përkatëse;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:

  • Kandidati preferohet të ketë përfunduar studimet për Inxhinieri Ndërtimi;
  • Të ketë eksperience pune në pozicionin mbi 5 vjet;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në adresën e e-mailit:

[email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.