SHËNDET

Peshk i pjekur, i zier apo i skuqur, cilin rekomandojnë ekspertët

08:58 - 27.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumë studime flasin për vlerat që omega-3 që gjendet me shumice tek peshku i dhuron shëndetit të zemrës.




Sipas ekspertëve në një studim të zjvilluar në Universitetin e Hauait, në mes mënyrave më popullore të gatimit të peshkut ai i zier dhe i pjekur duket se arrin të sjellë më shumë vlera për trupin. Krahasimi i ekspertëve matet me sasinë e omega-3 që përfitoni pasi e gatuani peshkun, shkruan agroweb.org.

Sa më shumë të jetë ruajtur ajo gjatë gatimit aq më të vogla janë shancet e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Sa më i thatë, i konservuar apo i skuqur të jetë peshku aq më shumë rrit riskun e zhvillimit të këtyre sëmundjeve si tek burrat ashtu dhe tek gratë.

Sipas Dr Lixing Meng nga Universiteti i Hauait, burrave ju duhet të marrin 3.3 gr omega-3 në ditë në mënyrë që të mbajnë një shëndet kardiovaskular të shëndetëshëm.

Gratë rekomandohet të marrin të njejtat sasi megjithëse efektet e omega-3 janë më të dukshme tek burrat.

Marrja e sasisë së duhur të omega-3 e ul rriskun e dëmtimit të zemrës dhe rrugëve të saj deri në 23%.

Sipas ekspertëve ky studim ka si qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e njerëzve mbi konsuminimin dhe gatinin  e duhur të peshkut si një burim domethënës i omega-3.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.