Kryesore

Pëson infarkt, ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare gazetari i News24 Prend Shota

19:29 - 30.12.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari i News24, Prend Shota është ndarë sot nga jeta. Mësohet se Prend Shota ka ndërruar jetë pas një infarkti kardiak.




Shota ka qenë prej vitesh gazetar që mbulonte Kurbinin dhe Krujën, duke sjellë nga afër zërin e qytetarëve sa i takon problematikave nga më të ndryshme. 68-vjeçari ka mbaruar shkollën për teknolog kimist gjatë kohës së regjimit, ndërsa si fillim ka punuar në fabrikën e cembrionizimit në Fushë-Krujë si specialist në industrinë ushqimore.

Ndërkohë, pas viteve 90 ka punuar gazetar në disa media, mes tyre dhe në ‘News24’ si punonjësit e parë të këtij televizori. Prend Shota punoi me pasion deri në momentin e fundit, ndërsa la pas gruan bashkë me dy djemtë e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.