Kryesore

Nga fillimet e lidhjes deri tek planet për fëmijë, Fjolla Morina “hap zemrën” për fansat

13:22 - 04.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Historia e dashurisë së Fjolla Morinës krijoi zhurmën e radhës në ‘showbiz-in’ e Tiranës dhe estradën e Kosovës. U shkruan variante të ndryshme të lidhjes së tyre, kurse ajo vetë ka vetëm një variant dhe një përgjigje për shumicën e pyetjeve që i kemi drejtuar: Përgjigjia e të gjithave është dashuria. E vaksinuar mirë nga efektet e medias që e vendos shpesh në qendër të shkrimeve, Fjolla ka krijuar imunitet nga lajmet bombastike.




Aq më tepër tani që duket në qiellin e shtatë me partnerin e saj, Fisnikun dhe s’ka gjë që të mund t’ia trubullojë ujërat, aq më pak ato që përfliten për të, qofshin a jo të vërteta. Fjolla sheh tymin e saj, që me sa duket ecën vetëm drejt. Çdo gjë e ka vënë në vijë. Ka prezantuar sigurisht dy vajzat e saj me partnerin, ka bërë planet e dasmës dhe madje pret që muajt e ardhshëm t’i gëzohet lajmit të një bebi. Pra, për Fjolla Morinën është nga historitë me fund përrallash, që mbyllen me “Jetuan të lumtur përgjithmonë”.

Para se të flasim për gjëra të bukura, na trego një herë momentet e vështira të vitit që sapo shkoi. Ke qenë e pranishme këtë fundvit në media më shumë se çdo herë tjetër.

Për mua në fakt ka qenë vit shumë i mirë. Pak pikant në fund, siç ndodh përherë me ne artistët, gjithmonë mediat i ekzagjerojnë gjërat dhe të lëndojnë me lloj-lloj shkrimesh, por unë jam person që i kaloj situata të tilla, se jam mësuar me thashetheme. Gjëja më e rëndësishme është që unë jam shumë e lumtur, si asnjëherë më parë.

Praninë e kujt kërkon sa herë që ke nevojë për ndihmë, ke nevojë të flasësh apo edhe thjesht të heshtësh?

Gjithmonë praninë e mamit.

Na trego pak për njohjen me partnerin…

Ne jemi njohur shumë kohë më parë në shoqëri të përbashkët, kemi qenë miq pastaj, jemi dashuruar shumë me njëri-tjetrin dhe sot jemi bashkë.

Cila është në të vërtetë historia juaj?

Është historia e një dashurie të vërtetë që rallë kush e provon në ditët e sotme.

Prej sa kohësh jeni bashkë?

Prej rreth një viti.

Para se të dilte në media, a kishit ju në plan ta bënit publike historinë tuaj?

Po, e kemi pas plan, por ndodhi më shpejt nga sa e kishim menduar.

Fakti që t’i je një personazh i njohur, ju ka ndihmuar apo ju ka prishur punë?

Jo, s’më ka prish punë fare, vetëm se mediat e kanë ekzagjeruar me thashetheme.

Kush e kuptoi i pari se kjo ishte një lidhje që do t’i çonte gjërat deri në këtë pikë?

Të dy bashkë e kemi menduar. S’e harroj një ditë kur ishim në një ishull në Spanjë. Hodhëm të dy nga një gur në ujë dhe kishim menduar të njëjtën dëshirë që të jemi bashkë përgjithmonë, në të mirë e në të keq, deri në vdekje. Kur më vonë, pas disa muajve, pyetëm njeri-tjetrin, Fisniku kishte menduar të njëjtën gjë ashtu si unë.

Meqenëse partneri yt vjen nga një lidhje martesore, nga e cila ka edhe dy fëmijë, si e kanë pritur ata lidhjen tuaj?

Fëmijët janë të shenjtë në jetën tonë. Është shumë e rëndësishme që fëmija të rritet me dashuri dhe kujdes të madh.

A i ke njohur ti fëmijët e tij?

Po, i kam njohur.

A ke diçka për të qartësuar për gjithë zhurmën që është krijuar deri më tani?

Dashuria është mbi gjithçka dhe në fund fiton.

Kur ua prezantove vajzave Fisnikun?

Qysh në fillim të lidhjes.

Si ua shpjegove atyre praninë e tij?

Direkt fëmijët kanë qenë shumë të dashur me Fisnikun. I ka bërë për vete sepse është shumë i dashur si njeri.

Si është marrëdhënia e tyre me të?

Speciale, shumë e mirë, se kam pritur as vetë të ishin kaq të lidhur.

Cilat janë planet tuaja? A keni vendosur të martoheni?

Po, shumë shpejt, po presim sa t’i rregullojmë dhe disa gjëra tonat dhe të bëjmë një dasmë të bukur.

Si do jetë e ndërtuar familja juaj pasi gjërat të bëhen zyrtare?

Në fakt, ne jemi si të martuar, por besoj se do jetë edhe më bukur kur të krijojmë familjen tonë, mezi po presim.

Cilat janë dëshirat e tua? Po frikërat?

S’kam frikë kënd, veç Zotit.

Projektet muzikore në ç’pikë janë?

Ka plane jashtë vendit.

Kur do të të shohim me një këngë të re?

Shumë shpejt.

Si e mbylle vitin 2020 dhe çfarë pret nga i riu?

Uroj që vitin e ri ta mbyllim me bebe, që po e presim me shumë dashuri. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin 2021, me shëndet të mirë. Ky vit që lamë mbrapa ka qenë shumë i keq për gjithë botën. Dhe ju uroj të gjithëve që ta gjejnë dashurinë e jetës siç e kam gjetur unë./revistawho.com

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.