LIFE STYLE

Për të luftuar celulitin, duhet të shmangni patjetër këto ushqime!

20:06 - 05.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së lëkurës. Celuliti tanimë është kryefjala e shumë trajtimeve estetike të stinës së verës, ndonëse beteja e vërtetë me këtë problem duhet kryer në tryezë. Mbipesha është një faktor kontribues në shfaqjen e celulitit, por kjo nuk do të thotë që njerëzit që kanë celulit janë domosdoshmërisht mbi peshë.




Karbohidratet e përpunuara

Inflamacioni është një problem që shtyn qelizat e yndyrës të zmadhohen e të përthithin lëngje dhe toksina.

Një gjë e tillë përkeqëson qarkullimin ndërkohë që toksinat shpërbëjnë kolagjenin dhe elastinën që mundësojnë tonifikimin dhe butësinë e lëkurës. Karbohidratet e rafinuara shkaktojnë jo vetëm inflamacion por edhe celulit. Në këtë kategori futen produktet si ëmbëlsirat, drithërat, pijet e gazuara, buka dhe makaronat.

Ushqimet e gatshme

Këto ushqime njihen për aftësinë e tyre në nxitjen e inflamacionit. Ato janë të mbushura me sheqerna, yndyrna dhe kripë. Këtu përfshihen: patatinat, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, produktet e përpunuara të mishit e të tjerë.

Kripa

Kripa e detyron trupin të akumulojë lëngje në qelizat dhe indet yndyrore. Një gjë e tillë prish paraqitjen e jashtme të lëkurës. Ekspertët thonë se duhet të kemi kujdes me konsumin e kripës dhe mos ta teprojmë me të.

Celuliti përkeqësohet me kalimin e moshës dhe ndikohet shumë nga hormonet. Celuliti shfaqet më shumë gjatë pubertetit, shtatzanisë dhe pas menopauzës. Në shumë raste, celuliti është i shkruar në gene dhe në raste të tjera shkaktohet nga mungesa e aktivitetit fizik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.