Kryesore

Bebe Rexha në emisionin e famshëm amerikan:  Nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë, ja për çfarë e ka fjalën këngëtarja

14:48 - 06.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja me origjinë shqiptare,, Bebe Rexha e ka treguar shumë herë me krenari origjinën e saj.




Së fundmi, ajo ka realizuar një video të veçantë për “Esquire”, ku ka folur për gjërat e preferuara që ka në shtëpinë e saj, si çmimet e fituara në evente muzikore apo dhuratat e ndryshme që ka në shtëpi.

Ndër të tjera, Rexha ka ndarë me fansat edhe një nga erëzat më të veçanta që ka në shtëpi. Bëhet fjalë për vegetën, e cila është pjesë e thuajse çdo gatimi te shqiptarët dhe vet këngëtarja e theksoi një gjë të tillë.

“Kjo këtu quhet vegeta, nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë. Kjo është si diçka që duhet të jetë në të gjitha gatimet tuaja si shtesa më e preferuar. Kjo është si erëz, nëse gatuani ushqim shqiptar. Do të bëj ndonjë supë të shijshme me këtë dhe unë nuk e di pse jam duke e reklamuar”,- ka thënë Bebe Rexha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.