Kryesore

Loredana konfirmon rikthimin me Mozzik/ Fotoja e çiftit në krah të njëri-tjetrit

11:05 - 09.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej kohësh po përflitej se Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar e madje çifti u fotografua bashkë disa herë. Mirëpo në një intervistë për “Prive”, reperi mohoi të gjitha lajme e ribashikimit dhe tha se nëse do të kishte një ribashkim ai do ta kishte konfirmuar vetë i pari.




“Unë me të takohem ndoshta një herë në javë, sepse ashtu kemi jetën, nuk kemi si të mos takohemi se kemi një fëmijë në mes. Kemi qenë në një qendër tregtare për t’i blerë diçka vajzës. Nëse do ishte diçka sekret, nuk do ishim në një qendër tregtare. Ajo është nëna e vajzës sime, kështu që nuk është diçka ëoë. Nuk ka diçka që duhet fshehur.

Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, tha reperi.

Por ndryshe thotë Loredana, e cila me pjesën e katërt të dokumentarit të saj ka lënë të kuptohet se ajo dhe Mozzik janë bashkë. Në një moment, Loredana dhe Mozzik shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa ndodhen në poligon. Dyshja shihen duke gjuajtur me armë zjarri, kurse për ‘emoji’ ajo zgjodhi një të nervozuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.