Kryesore

Fjoralba Ponari tregon se një i ftuar e ka ngacmuar seksualisht: Ndodhi në prapaskenë, kam qarë me kokërr të lotit

14:19 - 11.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Fjoralba Ponari ka ndarë së fundmi një sekret, të cilin nuk e kishte treguar më parë. Gjatë rubrikës “Trotuar” në “E diell”, ku flitej për sekretet, moderatorja tregoi se një i ftuar e ka ngacmuar seksualisht në prapaskenë.




Moderatorja nuk e zbuloi emrin e të ftuarit, por rrëfeu se ngjarjen e ka përjetuar aq keq sa kishte menduar të linte emisionin.

“Kur kemi qenë ne te ‘Top Arena’, ku ka qenë eksperienca e parë e vërtetë e imja televizive. Nuk kisha eksperiencë, nuk dija si të sillesha në momente të caktuara dhe kam pasur një personazh të ftuar që ishte pa filtra, dhe në prapaskena gjëja shkoi gati në ngacmim seksual.

Pas kësaj kam marrë në telefon Ervin Kurtin, kam qarë me kokërr të lotit. Pa i thënë askujt, kisha vendosur që të largohesha nga Top Arena. Por Ervini më tha ka shumë që shkelin mbi gjemba, por do ia marrësh dorën. Domethënë ka qenë ai që më ka psikologjisur dhe më ka kthyer në shina”, tregoi Fjoralba.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.