BLUETOOTH

I dashuruar me Gentën dhe me vendin tonë. Partneri turk i këngëtares bën tatuazh shqiponjën dykrenore

10:17 - 16.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Genta Ismajli dhe Usta po shijojnë një histori të bukur dashurie. Dyshja shfaqet kudo e pandarë, duke na dëshmuar një ndjenjë të fortë. Duket se partneri i këngëtares ka një ndjenjë të fortë për vendin tonë, dhe këtë e ka treguar edhe me gjestin e fundit. Gjatë një darke me njerëzit e tyre të afërt në Turqi, Usta ka zbuluar se ka bërë tatuazh në krahë shqiponjën dykrenore. Ka qenë Genta ajo që ka publikuar një video, në të cilën Usta zbulon krahun e tij dhe shihet se në të ka të gdhendur shqiponjën e flamurit shqiptar. Biznesmeni turk e ka treguar gjithë krenari tatuazhin e tij, dhe sigurisht që pas këtij veprimi ka rrëmbyer zemrat e të gjithë shqiptarëve.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.