Kryesore

Suedi/ 14-vjeçari shqiptar mahnit jurinë në show-in e talenteve të reja (Video)

11:50 - 19.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rejhan Bellani është vetëm 14 vjeç, por ka mahnitur me zërin e tij jurinë në një spektakël talentesh në Suedi. Rejhan, me prejardhje nga Kosova, është prezantuar në talent show në Suedi dhe ka treguar edhe një pjesë të historisë së tij.




Madje, ai ka folur edhe për vendlindjen e të atit, Kosovën, duke theksuar se ndihet mjaft krenar për të. Pas performancës së tij të jashtëzakonshme, juria është ngritur në këmbë duke e duartrokitur.

14-vjeçari ka treguar se muzikën e ka pasion dhe nuk ka studiuar në një shkollë muzike. Ndiqeni performancën e tij që i la të gjithë anëtarët e jurisë gojëhapur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.