Kryesore

Zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt në Kosovë, Dua Lipa dhe babai i saj u bëjnë thirrje qytetarëve që të…

11:52 - 20.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së njohur me origjinë shqiptare i kanë bërë thirrje emigrantëve Kosovarë kudo në botë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të datës 14 shkurt.




“Të qenit larg shtëpisë sonë nuk na ndalon të përdorim zërat tanë dhe të formojmë të ardhmen e vendit tonë. Unë kam votuar dhe kështu mund të jesh edhe ti. Ndiqni linkun në Instastory-in tim dhe shkarkoni fletët tuaja të votimit për të hedhur votën tuaj”, shkruan babai i këngëtares.

Këtë postim e ka shpërndarë në ‘’InstaStory’’ edhe vet Dua, e cila i bashkohet thirrjes që qytetarët e Kosovës të dalin në zgjedhje më 14 shkurt.

Familja e Dua Lipës është zhvendosur në Britaninë e Madhë para se këngëtarja e njohur të vinte në jetë dhe më pas janë kthyer në vitin 2009 për të jetuar për disa vite. Më vonë Dua sërish do të rikthehej e vetme në Londër për të nisur një karrierë muzikore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.