Kryesore

Bieta Sulo vihet në siklet si kurrë më parë, e ftuara i largohet në mes të emisionit

20:36 - 27.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të papriturat mund të jenë tepër të zakonshme në një emision që transmetohet drejtpërdrejt. Diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe Bieta Sulos ditën e sotme në programin e saj, “Ftesë në 5”.




Moderatorja kishte të ftuar një blogere, Adisa Gjomemo, e cila realizon video të ndryshme dhe i publikon më pas në kanalin e saj në “Youtube”.

Gjatë emisionit, Bieta e pyeti të ftuarën “Sa para fiton nga videot” dhe pikërisht këtu ndodhi ajo që moderatorja nuk e priste. Blogerja u largua nga emisioni, me pretendimin se nuk i pëlqenin pyetjet me lekë.

Adisa doli nga emisioni dhe Bieta u vendos në siklet, por vendosi që të vazhdonte me rrjedhën e programit.

Mirëpo pas disa sekondash blogerja u rikthye sërish në studio dhe u shpreh se e gjithë kjo ishte një lojë për Bietën dhe shpjegoi se njësoj vepron edhe në videot që publikon në “Youtube”.

https://www.instagram.com/p/CKjkRbeBERk/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

E gjithë situata më pas u kalua me të qeshura dhe shumë sportivitet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.