Kronikë

Flet bashkëshortja e Myslim Likës të plagosur në Mamurras: Burri e pa kush e qëlloi, dyshoj tek Zef Marku

19:29 - 28.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flet për News24 bashkëshortja e Myslim Likës, i cili u plagos me armë zjarri mesditën e sotme në Mamurras.




Ndërsa ngjarja u cilësua si “hakmarrje” për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, Bujar Lika dhe Paulin Gjergj Marku, ku një nga bashkëpunëtorët ishte Ilir Xhepaj (Lika) djali i të plagosurit, Dile Lika ngre tjetër pistë.

Dile Lika tregoi për gazetaren e News24, Klodiana Lala se bashkëshorti i saj, por edhe persona afër tij e kanë parë atentatorëin dhe përmend emrin e Zef Markut si njeriu që mund të ketë qëlluar.

Zef Marku është plagosur në 15 maj 2020 nga Ilir Xhepaj e fill pas kësaj ngjarje ai ka marrë pjesë në atentatin e dy biznesmenëve.

“Myslimi ka qënë në varrimin e motrës së tij në Mamurras. U qëllua kur kthehej nga varrimi, teska shkonte për te shtëpia e motrës nga një makinë e zezë tip Volsëagen me xhama te zinj. Ai vetë dhe personat që ishin me të i kanë parë atentatorët. Është qëllua me plumb shumë afër zemrës.

Bashkëshorti im ka vrarë Gëzim Çelikun dhe ka plagosur një shtetas italian. Iliri (djali) nuk ka gisht në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit se më tha merr babin e shkoni bëni be.

Ne nuk shkuam të kërkonim falje se burri është sëmurë. Ka shkuar baba i Eduart Lames i kanë thënë babës së Bujar Likës se te unë ta kesh gjakun, te asnjë tjetër. Për atentatin ndaj Myslimit dyshoj te Zef Marku, nuk e lidh plagosjen e burrit me dy vrasjet. Për dy vrasjet mund ta kishin vrarë në Tiranë burrin tim. Ne kemi pasur kërcënime plot”, tha Dile Lika.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.