BLUETOOTH

Erjona Sulejmani flet për jetën private: Lumturisht beqare. Seks rastësor? Jam rritur me vlera

11:44 - 30.01.21 Gazeta Shqiptare

Erjona Sulejmani u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj, duke pranuar të flasë edhe për jetën private. “A ka rëndësi ndryshimi i moshës në një marrëdhënie? – Varet. Nëse ndryshimi është shumë, unë besoj se në nivelin e përvojave të jetës mund të ketë vështirësi”; “A jeni aktualisht e fejuar? – Jo! Lumturisht beqare”; “A do të fillonit një marrëdhënie me dikë jo të famshëm? – Do të doja një person të panjohur, dhe mundësisht që nuk e do famën”. Më pas vjen dhe pyetja e nxehtë: “A keni pasur ndonjëherë seks rastësor? – Jam rritur me vlera.



Unë e respektoj veten dhe për këtë arsye nuk mund të kem seks rastësor me një të huaj”. Bukuroshja shpeshherë ka shkaktuar ‘tërmet’ me deklaratat e saj, teksa vite më parë, pasi ishte ndarë nga ish-bashkëshorti Blerim Xhemaili, pati thënë: “Futbollistët nuk të kënaqin siç duhet në shtrat dhe nuk janë të interesuar për seks para ndeshjeve”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.