Kryesore

Vajza e Sabianit: Më ka shkruar Nicky Jam, ja lashë seen

10:25 - 31.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vajza e këngëtarit Sabian e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ka folur për jetën e saj private. Keisi për herë të parë ka rrëfyer edhe për ngacmimet që merr në rrjetet sociale. Ajo tregoi një rast kur e ka ngacmuar, Nicky Jam, këngëtari me famë botërore, bashkëpunëtor i yllit Maluma.




Ester Bylyku: Ka patur ndonjë rast që ndonjë fans, të ka trembur?

Keisi Medini: Po, ishte një rast që ka ndodhur disa kohë më parë. Isha në Bllok, me shoqet e mia dhe një djale që ishte fans, vjen dhe më prek në shpatull, pa më folur.

Unë u tremba, më pas më tha: Ti je Keisi? Po i thashe. Ai dëshironte një foto, por më trembi shumë nga mënyra si erdhi dhe u prezantua.

Më vonë kur u largova me shoqet nga lokali, na ndoqi në mes të natës. Erdhi më mori babi me makinë, dhe vetëm kështu u qetësova.

Ester Bylyku: Kam një sfidë për ty. Më trego mashkullin më të famshëm me të cilin ke flirtuar?

Keisi Medini: Në fakt, ka flirtuar ai me mua. Është i famshmi Nicky Jam. Më shkruajti ai i pari.

Ajo publikoi dhe mesazhin e këngëtarit që ishte një emoji në formë zemre. “Ia lashë seen unë, kështu bëjnë këta”-tha Keisi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.