Kryesore

Ndiqte Luanën, policia e arreston poshtë shtëpisë së saj. Fansi ishte denoncuar edhe një vit më parë

08:46 - 02.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luana Vjollca është padyshim një nga femrat më të pëlqyera në vendin tonë. Moderatorja ia ka dal të shndërrohet në një idhull për fansat e saj. E suksesshme në ekran, por edhe në muzikë, ajo duket se ka arritur maksimumin në karrierën e saj. Por duket se ka raste, kur fama dhe adhurimi i tepërt sjellë edhe probleme. Kështu ka ndodhur ditët e fundit edhe për bukuroshen e Top Chanel.




Bëhet me dije se moderatorja ka shkuar në Prokurori për të denoncuar fansin që e ndiqte nga pas. Policia arreston në flagrancë 29 vjeçarin nga Kosova. Arrestimi u bë në orët e para të mëngjesit. 29 vjeçari Ajdin Morina nga Gjakova kishte shkuar në rrugën pranë banesës së Luana Vjollcës.

Por duket se ky fans nuk e ka për herë të parë që e ndjekë, pasi edhe në vitin e shkuar ai ka rendur pas shoëgirli. Nga shkurti i vitit të shkuar, deri në maj, Morina ka qenë në ndjekje të saj, çfarë bëri që Luana të lëvizte me truprojë pas këtij incidenti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.