Kryesore

A do të mbahet Eurosong këtë vit? Organizatorët japin dritën jeshile

18:30 - 03.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eurosong nuk u mbajt vitin e shkuar për shkak të pandemisë së COVID. Organizatorët bëjnë me dije se këtë vit evenimenti do të mbahet.  Gjithashtu janë bërë me dije edhe datat kur do të mbahen, më 18, 20 dhe 22 maj. Por, duket se organizatorët kanë menduar për të gjitha dhe  festivali do të zhvillohet në masa të rrepta anti-covid. Festivali, i cili do të vendoset në qytetin Holandez të Roterdamit, do të ketë disa rregulla specifike.




Organizatorët thonë se plani, i quajtur “skenari B”, përfshin organizimin e një eventi ku mbahet distanca sociale ndërsa artistët interpretojnë në qytet.Megjithatë nuk specifikohet nëse do të lejohen shikues.

“Qëllimi ynë kryesor është të marrim 41 artistë në Roterdam, të interpretojnë të gjithë në të njëjtën skenë dhe të mirëpresim gazetarët për ta mbuluar kompeticionin,” tha në një deklaratë Sietse Bakker, një nga producentet. Ndërsa, ato artistë që nuk do të mund të udhëtojnë drejt Roterdamit, mund të paraqesin performance të regjistruara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.