Kryesore

Stresi sulmon Tean dhe “Për’puthen”: Boll më me bukuroshe fallco

19:08 - 04.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi i njohur, Stresi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pas bujës së madhe që shkaktuan fotot e Teas dhe Beartit si çift.




Stresi i ka drejtuar një mesazh Teas, shqiptarëve dhe produksionit “Për’puthen”, teksa i thotë ish-konkurentes së ‘Përputhen’ se fama e madhe sigurisht që merret duke plotësuar kontrata të frikshme. Sipas Stresit, produksioni duhet të marrë vajza të thjeshta nga fshati dhe djemë jo të palestruar, e jo bukurosheve fallco, siç i quan reperi.

Postimi i plotë i Stresit:

“Tea(Perputhen)

Më vjen keq për situatën jo të mirë që po kalon, edhe pse më duhet të them se je deri diku fajtore, por jo e vetmja. Është trishtuese që po të bombardojnë me fjalë, nga më ofendueset, por më vjeen shumë keq për këtë “zhgënjim të madhë”, që pesëqindëmijë, apo shtatëqindëmilionë… ku e di unë se sa shqipëtarë nuk paskan patur e nuk kanë asnjë hall tjetër, por vetëm zhgënjimin që i bëre ti Andit !

Se janë pa shpi, se po humbin për ditë njerëz nga Covid 19, se po përmbytën toka e shtëpi… po rreshqet dhe dheu po u del në rrugë, se rrinë pa drita apo pa ujë, nuk dashkan të dikan fare për zhgënjim… por që e tradhëtove ti atë djalin, Andin.

Unë as e imagjinoj të ndjek këto lloj tymuesesh, që i hedhin për të na hedhur hi syve, për këtë realitet të hidhur që po jetojmë !

Shqipëtarët, tashmë janë mësuar me TV- të tona, ku asgjë nuk është e vërtetë… çdo gjë është e kundërtae realitetit !!

Pse ti Tea u mërzite aq tepër dhe tani po del duke qarë e duke fajësuar të tjerët… si kujtove ti se atë famë me çfarë do ta merrje, përvecëse duke plotësuar ato kontratat e frikëshme, si thua ti.

Më tepër habitem nga ky zhgënjim i shqiptarëve, se sa llogjika jote për tu futur në këto emisione fallco, duke mos treguar aty asgjë…po asgjë fare vetëm sharje, ofendime, grushta e shqelma !

– Pse kështu e gjen rinia burrin e jetës, si thua ti, Tea ?!

Pse nëpër këto produksione nuk merren vajza të thjeshta nga fshati, nga provinca të thella e djem të thjeshtë, që për një arsye apo tjetër, nuk kanë mundur të gjejnë një njeri në jetën e tyre, nuk do t’ishte turp…mund të njihen dhe me një produksion televiziv, po na servirni gjithëmonë femra moderne, me bark perjasht e të lyera e të zhgërryera, shumica silikon e botox dhe djem të palestruar e të fryrë si me pompë, por me sjellje vullgare… kaq budallenjë ju dukemi ne shqiptarët këtyre !!

Tregoni Shqipërinë e vëtetë, atë që është, me njerëz të thjeshtë, me vajza që ju duhet të punojnë e ndonjëherë harrojnë të krehin flokët e tyre… Me djem që punojnë në ndërtim gjithë ditën, për pak lekë e marrin atë çesen e bukës në dorë, ikin në punë.

Këto jemi në të vërtetë, bollë më me bukuroshe falso, që promovuan shalet përja”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.