AKTUALITET

Masa të reja kufizuese? Manastirliu: Ja kriteret që vlerësojmë, sa % e shtretërve në terapi intesive janë të zëna

12:25 - 08.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zbuluar kriteret që po vlerësohen në rast të një rikthim të masave kufizuese. Manastirliu u shpreh se vlerësohen infektimet ditore, situata në spitale dhe përqindja e pacientëve në kujdesin intensive.




Manastirliu shton më tej se në spitale situata është e kontrolluar, ndërkohë kujtoi se në Shqipëri rënia e shifrave gjatë pandemisë ka ardhur kur janë vendosur në fuqi masa kufizuese.

PYETJA: A ka shifër ditore që mund të jetë mjaft, dhe më pas të merren masat kufizuese?

OGERTA MANASTIRLIU: Sa i përket numrave apo situatës epidemiologjike që do na sillte një vendimamarrje të re sa i përket masave shtesë. Janë disa kritere që vlerësojmë, nuk është vetëm rritja e infektimeve, por edhe situata në spitale, dhe padyshim përqindja e pacientëve në kujdes intensiv.

Kemi situatë të kontrolluar në spitale, përveç 550 shtretërve, janë dhe në spitalet rajone që janë në dispozicion për trajtimin e pacientëve që kanë problematika të rënda. Janë gatishmëri për të ofruar kujdes shëndetësor. Edhe terapive intensive, 32% të kapaciteteve të zëna deri tani.

Do kemi dhe masa nga Komitetit. Komiteti është i angazhuar në situatën ditore, ne i kemi modelet e mira. S’kemi pse krahasohemi me Suedinë. Vetë raportuat se sa mirë ndiqeshin masat, vendoseshin maskat.

Nëse bëjmë një krahasim me valën e infektimit në tetor-nëntor, dhe më pas uljen ishte falë masave.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Zemerzeza eshte ajo qe i ka punesuar sanitaret e infermieret ne mjeksi.Me keto skandale ne punen e saj minimalja i kerkohet doreheqja,se te ndershmit,jo me bindje te rilindasve pi i hedh ne rruge pa piken e meshires.

    Përgjigju ↓