Kryesore

Rritet numri i të prekurve me Covid-19, Rama: Po diskutojmë për kufizime të reja

12:47 - 08.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme me gazetarët deklaroi se qeveria pas diskutimeve me ekspertët e Komitetit Teknik do vendosë masa të reja kufizuese për të shkëputur zinxhirin e infektimeve.




Rama shtoi se pas Vitit të Ri edhe qytetarët e kanë lëshuar veten, ndaj i ftoi të mbajnë sërish maska, për të mos u rikthyer tek kufizimet e vitit të shkuar.

“Ne i jemi qasur kësaj lufte në këtë fazë me shumë fleksibilitet, kemi mbështetjen e komitetit të ekspertëve mendojnë që në këtë fazë këto masa janë të mjaftueshme duke besuar që njerëzit t’i zbatojnë Ata s’janë më si para disa javësh. Që nga Viti i Ri ka filluar një lëshim i vetes në tërësi, ka shumë abuzim. Që nga ata që nuk vënë maska shoh patriotet e mi në Surrel që i vënë si shaje të modës franceze.

Nuk ka asnjë lloj sensi të përgjegjësive dhe rrezikut në njësitë tregtare. Shoh një lëshim të vetes, një lloj lehtësie të madhe, me të cilën po merret kjo punë. Në çdo centimetër që ne lëshojmë, virusi përparon.

Është një opsion patjetër që nga fundi i javës së shkuar jemi në diskutim për çfarë do bëjmë. E para, të zbatojmë mirë këto që kemi, policia të ndryshojë qasje, inspektoriati po ashtu, njësitë tregtare të ndryshojnë qasje, nuk dua të ndodhë, por inspektorë, taksidarë të futen nëpër lokale, biznese e njësi tregtare. Do përgatitemi për zbatim rigoroz të masave dhe për të parë çfarë mund të bëjmë kufizime të tjera pa dashur të kthehemi tek kufizimet e forta të vitit të shkuar.

Po i diskutojmë disa kufizime të tjera, për momentin nuk kemi. Është Komiteti që vlerëson numrat, trendet por jemi të bindur që duhet të reagojmë me forcë nëse nga ana e njësive tregtare nuk do ketë reagim”,- tha Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.