Kryesore

“Do të rrisim gjobat për bizneset që shkelin masat”, Rama: Kemi sinjale se në Shqipëri kanë hyrë variantet e reja të COVID

11:36 - 08.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët për shëndetësinë deklaroi se ka sinjale të arsyeshme se në vend kanë hyrë variantet e reja të Covid.




Ndër të tjera, Rama ka paralajmëruar se do të rriten gjobat për bizneset që nuk respektojnë si duhet masat anticovid në ambientet e tyre.

“Në rast se nga ana e tregtarëve nuk ka një reagim të menjëhershëm, sigurisht që do të ndodhë kështu, do të jetë Policia e shtetit, do të jenë inspektoriatet, që do ta imponojnë respektimin e masave, shoqëruar me gjobat përkatëse, të cilat do ti rrisim së shpejti. Në ditët në vijim do të rrisim gjobat për lokalet, restorantet dhe për qendrat tregtare, dhe do të bëjmë një shkallëzim sipas kushteve për abuzim.

Kemi sinjale te arsyeshme se në Shqipëri kanë hyrë variante të reja të covid 19…kemi rritje të infektimeve edhe në grupmoshat e reja. Jemi shumë të motivuar të bëjmë çdo gjë si duhet që të mos detyrohemi të kthehemi tek masat e forta kufizuese. Për ketë duhet motivim i gjithsecilit. Ajo që po konsiderohet kudo si një tjetër valë infektimesh dhe që u vu re me numra që u rritën në mënyrë dramatike po reflektohet tani edhe këtu.

Masat që janë në fuqi janë masa që në këndvështrimin e ekspertëve të komitetit teknik funksionojnë, por që të funksionojnë siç duhet, duhen zbatuar. Është vënë re një shkelje rregullash kohët e fundit, është e papërgjegjshme që edhe politikanët i shkelin rregullat nëpër grumbullime”,- tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.