Kronikë

Zbardhen detaje nga arrestimet tek ‘Shefqet Ndroqi’: Hetimet zbuluan se…

13:33 - 08.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje të reja nga arrestimet te spitali “Shefqet Ndroqi”. Gazetarja Klodiana Lala zbulon për emrat e tre infermiereve dhe sanitares së arrestuar pak minuta më parë brenda ambienteve të spitalit.




Në pranga kanë rënë infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha. Emrat e infermiereve dhe të sanitares tjetër janë zbuluar përmes telefonit të Tire Alldervishit, e cila komunikonte rregullisht me koleget e saj. Nga hetimet paraprake, mësohet se ato i kanë ndarë paratë bashkë.

Arrestimet e kryera janë urdhëruar nga Prokuroria e Tiranës dhe firmosur nga prokurori i çështjes. Policia i ka arrestuar punonjëset e spitalit në orarin e punës, teksa kanë qenë të veshura me bluzat e bardha, ndërsa i ka shoqëruar drejt komisariatit për t’i marrë në pyetje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.