Kryesore

“Kam 24 vite pa parë tim atë”, historia e trishtë e 28-vjeçarit: Njëherë e përshëndeta, por nuk ma ktheu

15:12 - 25.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është 28 vjeç, nga të cilat 24 i ka kaluar pa babain e tij. Pas divorcit me nënën ai e braktisi pa e kthyer kokën pas. Kjo është historia e Denis Xhanit i cili ka qenë pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 për të treguar jetën e tij të vështirë pa figurën e babait. I rritur që prej moshës 4 vjeç nga dajat, Denisi nuk kishte asnjë përkrahje nga i ati madje nuk e njihte atë as për fytyrë. Për ironi të fatit megjithëse jetojnë në fshatra mjaft afër Denisi u njoh me fytyrën e babait nëpërmjet ekranit të televizorit.




Disa vite më parë babai i tij Mahmut Xhani u bë pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” krah motrës së tij Shqiponjës e cila është një nënë e vetme me 4 fëmijë. Fjalët e të atit për nipërit dhe mbesat e tij jetimë dhe fjalët e psikologes në studio për rëndësinë e figurës atërore bëri që Denisi të kërkojë një kontakt me të atin i cili e ka braktisur për 24 vite.

Rëndësinë e babait ai e kupton edhe më shumë tani që është baba vetë i 2 fëmijëve. Një peng për Denisin është të njohë edhe vëllain e tij adoleshent që babai e ka nga martesa e dytë.

Evis Ahmeti: Të kanë thënë që i ngjan babait?

Në fakt jo. Më ka braktisur. Kam vuajtur shumë.

Evis Ahmeti: Ku ke qenë kur ke parë emisionin?

Me mori mami në telefon. E ndoqa në youtube. E kam parë disa herë. Ndieja boshllëk të madh. Nëna më ka qëndruar pranë ka punuar shumë për t’u bërë nënë e baba për ne. Na thoshte babi do të vijë. Kur u rritëm e kuptuam. Kurrë nuk na ka folur keq për atë.

Evis Ahmeti: Pse ndodhi divorci?

Prindërit janë martuar me shkes. Kanë pasur mosmarrëveshje, keqkuptime. Gjykata ka vendosur të më jepte pension dhe të më takonte por s’e bëri. Vetëm kur u martua motra ka dashur të vijë, por mami nuk e lejoi.

Para 12 viteve kam qenë në një tokë që ia ka dhënë gjyqi mamit. I fola “si jeni?”, por babai nuk ma ktheu përshëndetjen.

Evis Ahmeti: Si u nda nëna me babain?

Na çoi te gjyshi për vizitë dhe nuk na mori më. Nëna e priti 17 ditë pastaj e kuptoi që ishin ndarë. U bënë disa gjyqe më vonë dhe ndodhi divorci. E kam përjetuar keq mungesën e babait sidomos në shkollë kur pyesnit kush i ka prindërit e divorcuar dhe dilja vetëm unë.

Evis Ahmeti: Do ta njohësh vëllain tënd?

Po dua. Ai është 14 ose 15 vjeç. Njerëzit më thërrasin me emrin e tij se ngjajmë shumë. Kam informacion që jeton në Itali tek dajat e tij sepse dhe me nënën e tij babai është divorcuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.