BLUETOOTH

Besnik Jakaj, politikani i preferuar i VIP-ave: Ja pse kam mbështetjen e tyre”

12:35 - 27.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Besniku vjen nga fusha e mjekësisë dhe tashmë ai është pjesë e politikës, duke kërkuar mandatin e tij të parë në Tiranën në siglën e LSI. Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim tek kandidatët e tjerë, atë e shohim shpesh në takime, jo zyrtar, por mbi të gjitha i shoqëruar nga miqtë e tij të famshëm. Në këtë rrëfim pikërisht, ai zbulon lidhjen që ka me VIP-at si dhe filozofinë e tij për politikën.




Një doktor në politikë, si ka qenë për ju ky kapërcim?
Në fakt unë kam kohë që merrem me politikë, që kur kam qenë student isha aktiv te Forumi Rinor i Partisë Demokratike,ku prej vitit 1998 kam qenë në Kryesinë e këtij forumi. Megjithatë kam bërë organizime politike dhe sociale që në gjimnaz dhe fakultet, e kështu në mënyrë të vazhdueshme.
Sa të vështirë e ka mjeku të lërë përparësen e bardhë për kostumin e zyrtarit?
Politikën e kam pasion, gjithashtu mjeksinë e kam profesion. Pavarësisht se unë kandidoj për deputet, në asnjë rast nuk jam shkëputur nga mjeksia sepse për fatin tim të mirë e ushtroj profesionin te miqtë e mi, te të afërmit, te rrethi i madh familjar,te rrethi i madh shoqëror që kam.Ata kanë nevojë për mua dhe unë e bëj me kënaqësi ushtrimin e profesionit në mënyrë të pastrukturuar le të themi, duke mos e ushtruar atë në spital, por duke e ushtruar si profesion në mënyrë të vazhdueshme kudo që të jam.

Duket nga rrjetet sociale që keni fituar simpatinë e VIP-ave. Si ju duket kjo pjesë?
Në fakt unë jam i përkëdhelur nga fati në këtë drejtim sepse kam shumë miqësi, jo vetëm VIP-a po i themi siç e drejtoni ju pyetjen, por kam miqësi të shumëllojshme,kam shumë miq, familjarë të afërt, aktorë të famshëm, regjisor, krijimtar, muzikantë,pedagogë, inxhinierë, kimistë, juristë, farmacistë e mjekë. Këtë avantazh ma ka dhënë natyra ime sociale që jam dhe energjik, por edhe profesioni që unë kam dhe ndihem shumë i lumtur dhe krenar për rrethin e madh miqësor që kam.

Jo vetëm Oriola Marashi, por edhe shumë personazhe të tjerë kanë shfaqur hapur pëlqimin ndaj jush. A i keni përfshirë VIP-at në fushatë?
Në fakt unë iu kam bërë thirrje të gjithë miqve të mi dhe jo vetëm, shumë njërëzve të tjerë, jo vetëm VIP-ave, por edhe profesionistë të fushave të ndryshme siç janë juristët, ekonomistët, mjekët,inxhinierët, agronomët, veterinerët,kimistët e gjithë profesionitët e fushave të ndryshme t’i bashkohen fushatës time dhe e konstatoj me kënaqësi dhe me nder që disa prej tyre janë bërë pjesë dhe janë afruar, por sigurisht do doja të marr pëlqimin e mbeshtetjen e të gjithë qytetarëve të Qarkut Tiranë, pasi unë kandidoj për deputet në këtë qark dhe ambiciet e mia, dëshira ime është të jem përfaqësuesi i tyre, zëri i tyre në parlamentin e ardhshëm Shqiptar.
Kush është Besniku larg politikës, familja, pasionet dhe hobit.
Në fakt unë jam njeri i drejtpërdrejtë, jam një njeri shumë i vërtetë dhe e vlerësoj këtë gjë tek vetja. Gjërat i shikoj shumë thjeshtë, nuk jam njeri i vështirë, nuk jam mendjemadh. Jam impulsiv nga natyra. Po themi difekti i vetëm që mund të kem është një nervozizëm i caktuar kur mërzitem, por që nuk më zgjat shumë vetëm 2-3 minuta dhe gjithmonë nuk mbaj inate në asnjë rast.
Jam i thjeshtë në familje, i komunikueshëm ,i dashur, nuk jam shumë edukativ në fakt edhe me fëmijët. Nuk mund të themi që jam bashkëshorti ideal përsa i përket ndihmës që i jap gruas. Duke qenë se kam qenë aktiv në profesion dhe në politikë shpeshherë barra më e madhe e familjes i bie bashkëshortes time, por jam me fat që është një grua të dashur, e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe ndaj meje. Kryesisht ne jemi një gërshetim i mirë, unë bashkë me Milenën sepse Milena është mjaft e përkushtuar brenda shtëpisë, fëmijëve dhe familjes, ndërsa unë jam më aktiv në jetën publike, shoqërore dhe gërshetohemi me njëri-tjetrin. Ato mungesa që unë i lë në familje për shkak të angazhimeve tëmija, më së miri i plotëson Milena, por sigurisht duke ja lënë gjithë barrën asaj.
Pasionet dhe hobit, po themi janë udhëtimet, kam hipizmin, kam shumë qef udhëtimet në male. Edhe origjina ime vjen nga një zonë malore e thellë nga Puka. E dashuroj me plot kuptimin e fjalës natyrën Shqiptare, sidomos ne kemi alpe shumë të bukura, kemi fusha shumë të bukura, kemi det shumë të bukur. Më pëlqen shumë noti. Nuk arrij ta ndaj dot kundihem më i lumtur në pushime në mal apo në det, por un gjithsesi shijoj çdo gjë. Më pëlqen e thjeshta, më pëlqen e bukura, më pëlqen bashkëbisedimi me njerëzit, më pëlqen fshati, bagëtitë, toka, pyjet, deti. Jam një njeri që zoti më ka dhënë një të mirë, që t’i shijoj gjërat dhe është fat për njeriu t’i shijojë gjërat. Për fatin tonë të mirë kemi një natyrë mjaft të bukur, por jemi një vend i pazhvilluar për fajin total të politikës dhe për këtë arsye unë dua të jap kontributin tim ta ndryshojmë vendin tonë të bukur si natyrë, por shumë të keq nga pikëpamja politike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.