Vijon procesi i vaksinimit anti-Covid edhe për spitalin e Pogradecit. Vaksinimi po kryhet në qendrën e ngritur më ambientet e ish-shtëpisë së oficerëve.
Janë 200 doktorë dhe infermierë që do të marrin dozën e vaksinimit nga spitali i Pogradecit, ndërsa vetëm ditën e sotme do të vaksinohen 100 prej tyre.
Procesi deri tani po vijon normalisht. Ndërkohë, më herët vaksinimi ka filluar në disa qytete të vendit si Shkodra, Vlora, Elbasani, Fieri, Berati, Gjirokastra, etj.
Shfaq Komentet (0)