Kryesore

7 Marsi/ Kryemadhi: Misionarët e të mirës, i përulem mësuesve të mi dhe misionit tuaj të shenjtë

13:21 - 07.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë mësuesit me rastin e festës së 7 marsit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryemadhi i shpreh mirënjohjen mësuesve që merren me edukimin dhe mësimin e fëmijëve.




“I përulem mësuesve të mi, i përulem misionit tuaj të shenjtë dhe mbetem gjithmonë nxënësja juaj”-shkruan Kryemadhi ndër të tjera.

 

Postimi i plotë:

Mbetemi gjithmonë nxënës…!

Jemi gjithmonë nxënës, ndaj dhe në 7 Mars nuk mund të harrojmë kurrë se kush kanë qenë ata, që na mësuan, na futën në botën e madhe të librit, të dijes dhe të edukatës së mirë.

Mirënjohja është gjithmonë një fjalë e pamjaftueshme për të përmbledhur atë gjithçka të madhe, që mësuesit bënë me ne.

Misionarët e të mirës, që kanë festën e tyre sot më 7 Mars, na mësuan të mbetemi nxënës përjetë, të jemi modest, të jemi të duruar siç kanë qenë ata të duruar me ne, për të na mësuar dhe për të kuptuar se të mësuarit nuk ndalet, siç nuk ndalet jeta.

I përulem mësuesve të mi, i përulem misionit tuaj të shenjtë dhe mbetem gjithmonë nxënësja juaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.