Kryesore

Meta: Të angazhohemi për të mos lejuar më që mësuesit dhe rinia jonë të braktisin atdheun

15:44 - 07.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh pas vlerësimit të disa mësuesve, edukatorëve e pedagogëve në Korçë me rastin e 7 marsit. Meta thotë se tashmë duhet angazhim dhe përpjekje për të mos lejuar më që mësuesit dhe rinia të braktisin atdheun.




STATUSI NGA ILIR META

Nga Korça, djepi i Rilindjes Kombëtare, arsimit dhe kulturës shqiptare, pata sot kënaqësinë e veçantë të vlerësoja me rastin e 7 Marsit, një buqetë të nderuar mësuesish, edukatorësh, pedagogësh e drejtuesish të paharruar të shkollave të këtij qyteti, që aq shumë kanë sakrifikuar për përhapjen e dritës së dijes dhe edukimit patriotik të rinisë.

Mirënjohje përjetë për të gjitha brezat e mësuesve shqiptarë, të cilët me vizion e patriotizëm dhanë edhe jetën e tyre për mbrojtjen e përhapjen e gjuhës dhe arsimit shqip.

Të angazhohemi së bashku për të bërë të gjitha përpjekjet për të mos lejuar më, që mësuesit dhe rinia jonë e mrekullueshme të braktisin Atdheun, por ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre të sigurt, plot krenari dhe besim.

GËZUAR 7 MARSIN!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.