Kryesore

Rama: Paga minimale do të rritet sërish në mandatin e 3

11:07 - 07.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama nga Lezha foli edhe për pagën, sigurimit shoqërore si edhe investitorët e huaj. Rama u shpreh se paga minimale në Shqipëri është rritur, por kjo nuk mjafton teksa u shpreh se në mandatin e tij të tretë do të çtaksojë rrogën deri në 400 mijë lekë të vjetra.




“300 mijë lekë paga minimale është shumë pak, në raport me nevojat e atyre njerëzve që punojnë realisht dhe rregullisht. Unë nuk e shoh të rrezikshme për investimet, sepse kjo do të shkojë gradualisht dhe paralelisht me rritjen e kapaciteteve produktive. Dikush që ka fëmijë për të rritur patjetër që vjen e punon me një pagë minimale. Ne do ta rrisim patjetër pagën minimale, por nuk e shoh si rrezik për ardhjen e investitorëve të huaj. Koha kur mjaftoheshim vetëm me investitorë të huaj duhet lënë pas. Koha kur vinin investitorë të huaj për të marrë në punë vajza të reja e nëna dhe i mbanin në punë përtej orarit e me pagë në të zezë, është kohë e shkuar.

Nuk duhet të na tundojë ky lloj pozicioni. Ne nuk kemi pasur mundësi ta rrisim më shumë pagën minimale, por kemi krijuar mundësi në cdo hap ta rrisim nga pak dhe e kemi rritur. Ne duam që në mandatin e tretë ta rrisim më tutje. Ne nuk jemi një parti që pas 8 vjetësh në opozitë, në një proces ripërtëritje e riorganizimi kthehet për të marrë detyrën sic ishte para 8 vitesh. Ne jemi në një proces ripërtëritje dhe nuk mund të bëjmë një program elektoral tipik. Do ta çtaksojmë rrogën 400 mijë lekë në vitin 2022 ose 2023. Sot ne duam të kemi taksë zero mbi rrogën në 300 mijë lekë dhe këtë duam ta cojmë në 400 mijë lekë”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.