AKTUALITET

Eksperti i karrierës dhe punësimit Erion Muça: Në Shqipëri puna online është e pasigurtë

16:46 - 08.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro




Puna online ka marrë një vëmendje të shtuar gjatë këtij viti të vështirë pandemie. Por sa të sigurta janë këto lloj ofertash pune dhe? Në një intervistë në Gazeta Shqiptare, Erion Muça, ekspert i karrierës dhe Punësimit, njëkohësisht pedagog tregon se një pjesë e ofruesve sidomos ata Shqiptarë, bartin një marzh të lartë pasigurie për ti besuar sidomos kur kërkojnë parapagim apo depozitim paraprak parash. Ai shton se orientimi më i sigurtë është drejt faqeve dhe platformave ndërkombëtare të punësimit online. Muça nënvizon se punët online ku mund të punosh në 2021 e që mund të zhvillohen dhe aksesohen lehtësisht janë: Menaxher i Mediave Sociale; Mësues online, Ekonomist dhe kontabilist në distancë, Trainer personal për ushtrime fizike online, Asistent virtual i menaxhimit të procedurave logjistike dhe administrative, Rekrutues online për punonjës të rinj, Promovues përmes marketingut me email etj.

Si është trendi i punëve online në pandemi?

Në pandemi kur frika e punës fizike është e lartë një pjesë e njerëzve fillojnë dhe gjurmojnë mundësi punësimi online. Pikërisht  ky është momenti kur fillon dhe rëndësia e elementëve të seriozitetit të ofruesit së tyre. Një pjesë e tyre, në shfrytëzim të nivelit të ulët të përdoruesve të internetit, nevojës për punë të tyre apo edhe mentalitetit tradicional për të besuar dhe guxuar jashtë arsyes pa patur pritshmëri, përdorin teknika manipulative duke luajtur bllofin dhe duke përdorur inteligjencën për të fituar deri sa të zbulohen dhe ndëshkohen fatkeqësisht shumë modestisht. Ato fitojnë aq pak nga secili sa s’ju bën përshtypje që i humbisni por sa si ju bien pre aq sa shuma e akumuluar bëhet stratosferike.

A ekziston siguria në punët online që mundësohen në Shqipëri?

Një pjesë e ofruesve sidomos ata Shqiptarë apo që funksionojnë si përfaqësi, ekskluzivitet apo ndërmjetës të kompanive ndërkombëtare në këtë sektor, bartin një marzh të lartë pasigurie për ti besuar sidomos kur kërkojnë parapagim apo depozitim paraprak parash. Kompani shqiptare apo individë që ndërmjetësojnë këto lloj punësh ose nuk e njohin fair-play-in në biznes dhe as shtrirjen dhe zhvillimin gradual të tij ose kërkojne të përfitojnë në menyrë të paskrupullt nga padija.

Çfarë kërkojnë si “masa mbrojtëse” punët online?

Mundësitë e punësimit online kërkojnë formim dhe kulturë informimi dhe njohurish për tu pranuar si risi pasi në mungesë të tyre pa e kuptuar bëhesh viktimë e manisë së individëve të caktuar të drejtuar makutërisht nga fitimi i menjëhershëm me mjete të gabuara dhe të paligjshme që jorrallëherë përfundojnë në skandale mashtrimi.

Cilat janë elementet më të thjeshtë për të identifikuar një mashtrim me punët online?

Orientimi më i sigurtë është drejt faqeve dhe platformave ndërkombëtare të punësimit online. Të interesuarit punëkërkues duhet të kërkojnë elementë sigurie dhe garancie për to dhe të jënë analitike dhe skeptikë duke mos pranuar lehtësisht depozitimin e parave pa verifikuar sigurinë dhe seriozitetin e tyre. Një nga treguesit e seriozitetit janë përshtypjet për faqen nga përdoruesit e saj por dhe plotësia e profilit të tyre online me elemente të pozicionimit, adresës, kontakteve vendodhjes etj. Një tjetër element është mospërputhja midis superlativave të përdorura në promovim dhe modestisë së faqes së tyre zyrtare. Një element tjetër po aq i rëndësishëm dallues është fakti që punët serioze online rrallëherë kërkojnë garanci monetare por ato përgjithësisht kërkojnë vetëm regjistrim të gjeneraliteteve dhe kredencialeve mbi llogarinë bankare ku derdhen pagesat. Punët serioze online kanë marzh shumë të ulët rrisku për të humbur dhe përgjithësisht nuk kanë karakter shumëfishimi të të ardhurave në formën e një piramide, si investimi në bursa online apo si investimi në monedhat digjitale.

Cilat janë disa nga punët online më të aksesueshme në vitin 2021?

Punët online ku mund të punosh në 2021 e që mund të zhvillohen dhe aksesohen lehtësisht janë: Menaxher i Mediave Sociale; Mësues online, Ekonomist dhe kontabilist në distancë, Trainer personal për ushtrime fizike online, Asistent virtual i menaxhimit të procedurave logjistike dhe administrative, Rekrutues online për punonjës të rinj, Promovues përmes marketingut me email, Punonjës për hedhjen e të dhënave, Korrektor online, Krijues i faqeve të internetit, Specialist i Shërbimit online ndaj klientit, Ndikues i Instagramit, Specialist i SEO-s, Specialist i reklamave në Facebook, Projektues(Dizenjues) Grafik, Testues i faqes në internetit, Moderator aktivitetesh dhe eventesh online.

Ku dhe si mund të gjenden këto pozicione pune?

Këto pozicione pune gjenden lehtësisht në platformat online: Indeed,Upëork,PeoplePerHour, Tutor.com, VIPkid, Chegg Tutor, FlexJobs, Fiverr, Glassdoor, Virtual assistant job, FreeUp, Onlinejobs.ph, CareerBuilder, Remote.co, Jooble, LinkedIn, ëorking solutions, Freelancer, 99designer, VIPDesk Connect, Glassdoor, Ëe ëork remotely, SimplyHired, Ëork in SEO, Hubstaff Talent, UserTesting, Ferpection, TryMyUI, Glassdoor, Cloudëorkers. Mjafton të kërkoni në internet me një kërkim të thjeshtë referuar emrit të tyre mësipër dhe të regjistroheni në to me të dhënat tuaja personale dhe të filloni të informoheni mbi manualet orientuese mbi punën online. Për të aksesuar këto platforma nevojitet një njohje minimlale deri mesatare e gjuhës angleze.

A duhet parë punësimi online si një mundësi e përkohshme përfitimi financiar?

Punësimi online është një alternative që nuk duhet neglizhuar me idenë e përfitimit nga komoditeti i shtëpisë por sesi të gjesh platformën dhe kompaninë e duhur ku të investohesh për të siguruar jo vetëm një punë dhe pagë të mirë por dhe për të qenë profesionist konkurues i denjë në tregun digital të punës në të ardhmen e afërt.

Si e parashikoni të ardhmen e punësimit online?

Trendi i punësimit online sa po vjen dhe po rritet dhe kjo po shoqërohet edhe me ndryshimin e sjelljeve dhe veprimeve të njerëzve që gradualisht po ambjentohen, përshtaten dhe zhvillojnë aftësitë në përputhje me të. Punësimi online do të marrë një hov të lartë dhe preferenca për të do fillojë të bëhet edhe me imediate, ҫfarë do të kërkojë një angazhim më të lartë të njerëzve për të qenë sa më të aftë dhe të përgatitur për ti paraprirë si profesionistë trentit të rëndësisë që do të marrin punët online.

A mund të themi se në të ardhmen ҫdo pozicion pune mund të bëhet online?

Në të ardhmen e afërt do të duhet të kemi parasysh një fakt të rëndësishëm atë të klasifikimit të punëve sipas llojeve pra atyre që mund të bëhen online dhe atyre që duhet të bëhen fizikisht. Përzierja dhe unifikimi i punëve pa marrë parasysh natyrën e tyre apo tentativq për ti grupuar të gjitha online ose të gjitha fizikisht do të sillte jo vetëm një konfuzion në tregun e punës por edhe do të cënonte rezultatet dhe produktivitetin e pritshëm të të punuarit në një pozicion pune. Epoka digjitale që prisnim ka arritur dhe tanime kujdesi do të duhet të jetë jo vetëm në modifikimin e aftësive tona për t`ju përgjigjur me kompetencën e duhur por edhe sensibilitetin e domosdoshëm të raportit midis vlerave njerëzore unike dhe rezistencës për mos tu vendosur plotësisht në shërbim të teknologjisë por vetëm në zoterim dhe drejtim të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.