Kryesore

Krahason Meghan me George Floyd, “Charlie Hebdo” satirë me skandalin në familjen mbretërore

14:15 - 14.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kritika për revistën satirike franceze Charlie Hebdo. Kjo pasi publikoi një kopertinë mjaft të diskutueshme, ku krahason përmes karituarave rastin e Policit me Gerige Floyd në SHBA me situatën në Pallatin Mbretëror në Britani mes Mbretëreshës Elisabetë dhe bashkëshortes së princit Harry, Meghan Markle.

Mbretëresha Elisabetë shfaqet duke i vënë gjurin në qafë bashkëshortes së princit Harry, Meghan Markle, e shoqëruar me titullin: Përse Meghan u largua nga Pallati Mbretëror? Ndërsa Meghan shfaqet e shtrirë në tokë, ashtu sikurse George Floyd, duke thënë: Sepse nuk mund të merrja më frymë!

Shumë përdorues të mediave sociale janë shprehur se kjo kopertinë tregon racizën dhe është tërësisht e pakëndshme. Kjo vjen pas intervistës së Meghan Markle dhe princit Harry me Oprah Ëinfrey ku u shprehën se një anëtar i familjes mbretërore kishte pyetur për ngjyrën e fëmijës së tyre Archie teksa ajo ishte shtatazënë. Madje Meghan u shpreh se kishte pasur momente kur do të donte t’i jepte fund jetës së saj. Kjo solli reagimin e pallatit mbretëror duke u shprehur se i kanë marrë seriozisht këto deklarata por do t’i adresojnë privatisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.