AKTUALITET

Nëna dhe foshnja takohen për herë të parë pas betejës me COVID-19, Manastirliu publikon videon: Momenti magjik, krenare për mjekët!

09:56 - 14.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook momentin kur Fabiola takon foshnjën e saj për herë të parë, të cilat kanë fituar betejën me COVID-19 pas një përballjeje të vështirë.




Ndërhyrjet delikate janë bërë nga ekipet e mjekëve në Maternitetin “Mbretëresha Geraldine” dhe QSUT, për të cilët Manastirliu shkruan se është krenare për punën dhe profesionalizmin e tyre.

“Edhe kur jeta për nënën e re dhe foshnjën e saj, varej në një fije të hollë shprese, Fabiola dhe Najla luftuan deri në fund dhe e fituan përballjen e vështirë me #covid19.
Pas ndërhyrjes delikate të ekipit të maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ dhe #QSUT, ditëve të vështira në terapinë intensive, ky është momenti magjik, me emocion të papërshkrueshëm, kur Fabiola sheh për herë të parë foshnjën e saj
#Krenare për punën e palodhur dhe profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve tanë #RESPEKT ”, shkruan Manastirliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.